19 Jun 2025, Thu

Analiza: Kush ishin Shqiptarët dhe si i bëri Rilindja e Sorosit …

Nga Redi Minga

Shqiptarët, dikur krenarë, të pathyeshëm, një popull i lindur nga gjaku i Kastriotit, nga malet që nuk u përkulën kurrë, sot janë të rraskapitur, të përulur, dhe më tragjikja – të shndërruar në dele. Jo vetëm për faj të tyre, por më së shumti për shkak të tradhtisë së madhe të elitës politike shqiptare, e kthyer në vegël të verbër të një projekti global shkatërrues: rilindjes sorosiane.

Gjithçka nisi me dhunën mbi pronën. Legalizime të manipuluara, shpronësime pa drejtësi, përvetësime mafioze nën petkun e zhvillimit urban. U hapën fondacione si “Besa” që premtonin ndihmë, por përfunduan duke mashtruar dhe zhytur shqiptarët në borxhe të mikrokredisë, duke çuar shumë familje në vetëvrasje – një krim që askush nuk e dënoi.

Policia e shtetit, dikur institucion i rendit dhe mbrojtjes, u kthye në një makineri dhune ndaj qytetarëve. Bashkitë shqiptare, të pushtuara nga militantët e Rilindjes, veprojnë me paligjshmëri të plotë: prishin, sekuestrojnë, ndërtojnë pa ligj, vetëm për interesin e partisë.

Gjykatat u shembën me premtimin e një reforme që do të sillte drejtësi. Por ajo që erdhi ishte Reforma e Sorosit – një sistem i ndërtuar për të pastruar kundërshtarët dhe për të instaluar një diktaturë të heshtur.

Në planin ndërkombëtar, loja e ndyrë e Ramës me Vuçiçin për të krijuar “Open Balkan” është një tradhti ndaj interesit kombëtar shqiptar. Një projekt që e bën Shqipërinë vasale të Beogradit, duke injoruar Kosovën dhe interesat kombëtare.

Ambasadorët e huaj, të frymëzuar nga agjenda globale, ndërhyjnë haptazi në politikën shqiptare, duke diktuar ligje, reforma dhe qeveri. Kushtetuta u ndryshua pa referendum, u përdhos në mes të natës për interesa të fshehta dhe plane afatgjata të destabilizimit kombëtar.

Shqipëria po shpopullohet. Brezat e rinj nuk shohin më shpresë. Familjet ndahen, qytetet zbrazen, jeta kulturore shuhet. Shoqëria civile është kapur. Aktivistët janë zëra të paguar që i shërbejnë agjendave të huaja. Mediat janë të gjitha të kontrolluara, dhe populli ushqehet çdo ditë me helmin e pseudo-analistëve që përhapin lajme të rreme, manipulim dhe frikë.

Pasuria kombëtare është plaçkitur. Nga Durrësi te Saranda, nga Tirana te Berati, gjithçka historike po rrafshohet. Deti iu dha Greqisë, ndërsa me SHBA nuk ka më bashkëpunim të sinqertë. Europa, e kapur nga Sorosi, sillet me Shqipërinë si koloni.

Koncensionet e ashtuquajtura “të huaja” janë thjesht biznese të oligarkëve të Rilindjes, të maskuar me emra të huaj. Tani, tentojnë ta përfundojnë goditjen e fundit me premtimin e integrimit në BE – një mashtrim për të larguar edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur.

Dhe populli? Hesht. Nuk reagon. Shkruan statuse në Facebook, qurravitet e mallkon në heshtje. Por nuk ngrihet. Nuk bashkohet. Nuk proteston. Shqiptarët, dikur simbol i qëndresës, janë kthyer në turmë të përkulur përpara rilindjes sorosiane.

Është koha të zgjohemi. Të kuptojmë që askush nuk do na shpëtojë përveç vetes sonë. Të mos presim më. Të organizohemi, të ndërtojmë lëvizje të reja, të çlirohemi nga kjo elitë e korruptuar që po na çon drejt zhdukjes.

Shqiptarë, nuk jemi dele. Nuk na lejon gjaku, historia, nderi dhe e ardhmja jonë. Rilindja sorosiane duhet të marrë fund.

www.patriotikmedia.al – Zëri i Atdheut, Zëri i së Vërtetës.

Shënim: Kush është Redi Minga

Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *