19 Jun 2025, Thu

Mandati i katërt i Edi Ramës dhe testimi i një Kombi të heshtur …

Nga Redi Minga:

11 Maji është një datë që duhet të mbahet mend jo si një moment suksesi politik, por si një ditë turpi kombëtar. Edi Rama, me mbështetjen e një rrjeti të errët ndërkombëtar, ka siguruar mandatin e tij të katërt, jo përmes vullnetit të lirë të popullit, por përmes mashtrimeve sistematike, manipulimeve të opinionit dhe heshtjes së qëllimshme të një opozite të kapur.

Ky mandat i katërt nuk është tjetër veçse finalizimi i një plani që ka nisur që në vitin 2013 – një projekt për të shkatërruar çdo strukturë të shtetit shqiptar dhe për të transformuar Shqipërinë në një territor të boshatisur e të kontrolluar nga jashtë.

Rilindja si Mashtrim dhe Platformë për Shkatërrim

Kur Rama erdhi në pushtet, foli për rilindje, për shpresë, për reformë. Por në të vërtetë, ajo që nisi ishte një proces metodik shkatërrimi. E vërteta është se çdo hap që ka ndërmarrë, e ka bërë si një test psikologjik kombëtar. Ka testuar durimin, dinjitetin dhe guximin e shqiptarëve.

Ka ndërtuar pa leje dhe pastaj ka legalizuar paligjshmërinë. Ka kapur gjykata e pastaj i ka quajtur të reformuara. Ka bërë vjedhje masive me tendera publikë, por kur nuk ka parë reagim, i ka kthyer në model “qeverisës”. Çdo abuzim është bërë me provë – dhe kur populli nuk ka reaguar, ai e ka kthyer në fakt të kryer.

Opozita e Kapur dhe Populli i Heshtur

Në këtë udhëtim të errët, Rama nuk është përballur me asnjë rezistencë reale. Opozita është bërë pjesë e lojës. Ka simuluar përballje, por në të vërtetë ka qenë e përfshirë në kompromis të ndyrë për interesa personale. Institucionet janë kapur, mediat janë blerë, dhe shoqëria civile është kthyer në spektatorë të paguar.

Populli, për fat të keq, është kthyer në një masë të lodhur që ankohet, qurravitet dhe mallkon, por nuk reagon. Jemi në një fazë ku shqiptarët janë kthyer në viktima që e duan përdhunimin, që e pranojnë shtypjen dhe nuk guxojnë të ngrihen. Një popull që pranon t’i nëpërkëmbet flamuri, toka dhe nderi, dhe pastaj qan si grua.

Shpopullimi: Krimi i Madh Kombëtar

Shqipëria po boshatiset. Kjo nuk është pasojë, kjo është strategji. Rama nuk ka ndërtuar asnjë politikë për të mbajtur shqiptarët në vend. Përkundrazi – ka krijuar kushte të mjerueshme për të shtyrë çdo të ri, çdo familje, drejt ikjes. Fshatrat janë zhdukur, qytetet janë kthyer në geto, dhe Shqipëria po mbetet një territor i boshatisur ku vetëm oligarkët dhe klientela jetojnë si perandorë.

Ky është një projekt i mirëmenduar – ta kthejë Shqipërinë në një tokë pa shqiptarë, të hapur për interesa të huaja, për qendra emigrantësh, për projekte të errëta ekonomike që nuk kanë lidhje me zhvillimin por me kolonizimin.

Sorosi dhe Rrjeti i Kapjes Globale

Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e George Soros dhe rrjetit të tij të fondacioneve. Ashtu si në SHBA, ku përmes USAID, fondacioneve dhe sistemit të drejtësisë, Soros ka ndikuar zgjedhje dhe institucione, edhe në Shqipëri ka ndodhur e njëjta gjë.

BE-ja është bërë pjesë e këtij projekti. Në vend që të mbrojë vlerat europiane, Brukseli ka mbështetur një regjim që i ngjan më shumë një diktature moderne. Kjo sepse shumë prej zyrtarëve dhe burokratëve të BE-së janë të lidhur me Sorosin – njerëz që përdorin kauzën e integrimit për të fshehur ndikimin e errët mbi një popull që po humb lirinë dhe dinjitetin.

A është Shqipëria ende Komb?

Kjo është pyetja më e rëndësishme: A jemi ende Komb, apo jemi kthyer në një grup njerëzish pa vetëdije, pa guxim dhe pa atdhe? Sepse nëse nuk reagojmë tani, nuk do të ketë më asgjë për të shpëtuar.

Kjo nuk është çështje partie. Nuk është më as çështje thjesht politike. Është një betejë për mbijetesën kombëtare. Të gjithë shqiptarët që e ndiejnë veten si pjesë e këtij Atdheu, duhet të zgjojnë vetëdijen nacionaliste. Jo për propagandë, por për të mbrojtur tokën, nderin, gjuhën, dhe të ardhmen.

11 Maji është një ditë për reflektim, por edhe për betim. Pushteti nuk do të shembet vetë. Ai shembet kur Kombi ngrihet. Dhe nëse ky Komb nuk ngrihet tani, do të mbesim vetëm një emër në histori, një popull që pranoi të zhdukej pa luftuar./Patriotikmedia.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *